Policia e Tiranës gjatë një aksioni

Kronikë

Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai

13 Mars, 14:36| Përditesimi: 13 Mars, 14:55

  • Share

Tiranë- Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Cigarette”. 

Goditet 1 rast i shitjes së mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen 324 paketa me cigare, pa pullë fiskale. 

Vihen në pranga 2 pronari dhe shitësi i dyqanit, procedohet penalisht 1 tjetër.  

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat i një pune hetimore të kryer bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasit P. G., ku nga verifikimet rezultoi se shiteshin paketa me cigare të dyshuara të kontrabanduara dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në këtë subjekt. 

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 46 vjeç (pronari i dyqanit) dhe S. H., 39 vjeç (shitës në dyqan), të dy banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 42 vjeç, vëllai i 46-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?