Floriri dhe valuta e sekuestruar nga policia

Kronikë

Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash

21 Mars, 11:50| Përditesimi: 21 Mars, 11:58

  • Share

Tiranë- Kontrabandonte flori dhe bizhuteri për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari turk.

Gjatë momentit të prangosjes dhe kontrollit iu sekuestruan rreth 455 gramë flori, si dhe 35000 euro dhe 16200 dollarë cash, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Gjithashtu  u identifikua dhe procedua penalisht edhe bashkëpunëtori që shiste sendet me vlerë, për llogari të 39-vjeçarit turk.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia e kryeqytetit.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 Maji”, u gjetën dhe sekuestruan floriri, sendet me vlerë, valuta cash, automjeti dhe celulari e tij.

Hetimi për këtë dosje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?