Foto ilustruese

Kronikë

Muzika e lartë/ Pezullohet aktiviteti në dy lokale në zonën e ish-Bllokut

4 Qershor 2018, 17:05| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 20:14

  • Share

Pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve, lidhur me zhurmën që shkaktojnë lokalet e natës me aktivitetin e tyre deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, kanë kryer kontrolle të shumta në lokalet e kryeqytetit.

Kjo nismë u mor pasi, zhurma e lokaleve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve. Ky fenomen shqetësues është shumë i përhapur në kryeqytet. Nga kontrollet e kryera rezultoi: 

Njoftimi i policisë

-Konstatohen lokale me zhurmë tej normave të lejuara.
-Merret masa e pezullimit të menjëhershëm të aktivitetit të tyre.

Nisur nga telefonatat dhe ankesat e qytetarëve si dhe nga postimet në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” për shqetësimet e vazhdueshme ndaj zhurmave tej normave të lejuara, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, bazuar dhe në Urdhërin Nr.543, datë 30.05.2018 për “Për marrjen e masave të menjëhershme në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera shtetërore, ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare”, gjatë fundjavës ushtroi një sërë kontrollesh në lokalet e kryeqytetit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 2 subjekte, lokale në rrugën “Brigada e Vlll” është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara, ku për pasojë nga ana e ISHMPU në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe të plotë të aktivitetit të këtyre 2 subjekteve pas orës 00:00 të natës.

Edhe në fundjavat në vijim, por jo vetëm në fundjava, por në vijimësi shërbimet e Policisë Tiranë në mbështetje të ISHMPU do të vijojnë kontrollet në lokalet e kryeqytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët. Policia e Tiranës, falenderon qytetarët për besimin dhe fton ata që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe në “Komisariatin Dixhital” duke ju siguruar për një reagim të shpejtë e të paanshëm.
 

Komento

Komente

  • Pompa tek depo e k.botanik: 04/06/2018 17:47

    ISHMPU duhet te merret edhe me stacionet e pompimit te depove te ujit qe jane ne mes te blloqeve te banimit psh midis kopeshtit zoologjik dhe atij botanik, gjithe naten ndezur, lene gjithe lagjen pa gjume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?