Korsia e brendshme e biçikletave në Parkun e Liqenit

Tirana

Tiranë/ Korsitë e reja të biçikletave te liqeni drejt fundit

2 Prill 2018, 12:54| Përditesimi: 2 Prill 2018, 12:57

  • Share

Ndërprerja e reshjeve të shiut u ka dhënë mundësi ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë që të rinisin me një ritëm më të lartë punimet për përfundimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore në qytetin e Tiranës.

Një prej tyre është edhe ai për një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, ndërtimi i një piste të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit.

Madje në pjesë të veçanta ky projekt ka përfunduar, ndërsa është drejt fundit edhe në disa segmente të tjera të tij.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një foto nga korsia e re e biçikletave që përshkon dhe një nga pjesët më panoramike të parkut. Pista e biçikletave në Parkun e Madh të Liqenit përmban dy korsi kalimi, të pavarura nga pjesa e shëtitores.

Itinerari i biçikletave është shtrirë në zona më pak të populluara të liqenit, pikërisht për t’i bërë të aksesueshme edhe këto zona. Gjerësia e këtij itinerari do të jetë 2 m dhe 5600 m i gjatë duke krijuar një qark të mbyllur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?