Tiranë- Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Prangosja e tij erdhi menjëherë pas denoncimit që depozitoi në Komisariatin nr. 4 një vajzë 20-vjeçare, e cila ka dëshmuar se i dyshuari e kishte përdhunuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. T., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar një 20-vjeçare se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
Hetimet e mëtejshme po i ndjek prokuroria vendore, teksa nuk jepen detaje të tjera nga ngjarja.
Komente
