Komisariati nr. 6 në Kombinat

Kronikë

Tiranë/ Kreu vepra të turpshme dhe përndoqi të miturën, arrestohet 70-vjeçari pas denoncimit!

6 Mars, 16:06| Përditesimi: 6 Mars, 16:09

  • Share

Tiranë- Kryerja e veprimeve të turpshme dhe përndjekja i ka kushtuar shtrenjtë një të moshuari në kryeqytet, teksa policia i ka vendosur prangat.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, kur Komisariati nr. 6 në Kombinat mori një denoncim dhe u vu në lëvizje.

Burime zyrtare thanë se  specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan të dyshuarin me inicialet K. M., 70 vjeç, pasi “dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare, dhe se ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”.

Policia nuk dha detaje të hollësishme rreth ngjarjes që është ende nën hetim aktiv dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë. E mitura pretendon se i moshuari e ka ndjekur prej kohësh dhe madje ka kryer veprime të turpshme para saj.

Gjithashtu Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim të riun me inicialet K. P., 28 vjeç, për veprën penale “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, kurse Komisariati Nr. 7 referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për R. D., 38 vjeç, pasi ka kundërshtuar një punonjës të Policisë Rrugore, gjatë kryerjes së detyrës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?