DVP Tiranë

Kronikë

Tiranë/ Krijoi llogari false në rrjetet sociale për denigrimin e imazhit të ish të dashurës, në pranga 40-vjeçari (EMRI)

17 Korrik 2024, 14:16| Përditesimi: 17 Korrik 2024, 14:19

  • Share

Tiranë - Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi kishte krijuar një llogari false në rrjetet sociale ku denigronte ish të dashurën e tij.

Erion Troka, banues në Tiranë për një periudhë prej 7 muajsh përdorte gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, me anë të së cilës kishte një profil në rrjete sociale ku publikonte foto të ndryshme të saj për ta denigruar.

Si rezultat i veprimeve policore, u identifikuar se kush fshihej pas këtij profili fals dhe u bë e mundur arresti i 40 vjeçarit që akuzohet për ‘Falsifikim kompjuterik; dhe ‘Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike’.

'Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike".

Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?