Pamje nga aksioni i Policisë Rrugore të Tiranës

Kronikë

Tiranë/ Kryenin parakalime të gabuara dhe nuk respektonin radhën, gjobiten dhjetëra drejtues mjetesh

25 Shtator, 14:46| Përditesimi: 25 Shtator, 14:50

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë publik bilancin e punës përgjatë 72 orëve të fundit, ku janë zhvilluar kontrolle në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane.

‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë më dije se përgjatë kontrolleve tek rrethrrotullimi i Selitës dhe ai Liqeni i Thatë, ku 59 drejtues automjetesh janë gjobitur, pasi hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohe masa janë marrë edhe për shoferët që po kryenin parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban, gjatë 72 orëve të fundit, kanë zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që:

-hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë. Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative;

-kryen parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit;  

-parkuan në mënyrë të parregullt. Njëri prej këtyre automjeteve rezultoi debitor me 40 masa administrative. Mjetet e parkuara u spostuan me mjet ngritës.

Kontrollet e ndërmarra synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një qarkullimi të rregullt dhe të sigurt në rrugët e Tiranës.

Policia e Tiranës ju bën thirrje të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të qendroni në rradhë, të mos parakaloni në mënyrë të gabuar dhe të parkoni në mënyrë të rregullt. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emri: 26/09/2025 10:55

    Sidomos ne kamez atje eshte Si Kandahar ne Afghanistan. Aty cdo gje tjeter Jan ATA njerez vetem shofera nuk Jan Katastrophe. Biles nje her kam par policet e kamzes Duke shikuar fenrat nga makina e policise Si ordiner . Kulmi

    Përgjigju
  • simon: 25/09/2025 17:17

    Kjo punë është e përditëshme e vetmja masë është gjoba të larta dhe mjeti të meret me karotrec,këta janë shkakëtarët e trafikut në Tiranë prandaj një mjet policie dhe një karotrec duhet të vijë gjith ditën vërdallë për të penalizuar shkelsit që në shumicën e rasteve janë "të fortotët"... Duhet punë e përditëshme jo me fushata.

    Përgjigju
    • Lala: 25/09/2025 20:21

      Mjaftojn kamera ne daljet e unaxes.ne rrethrrotullimet kryesore dhe zgjidhet

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?