Lënda narkotike e sekuestruar

Kronikë

Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

15 Mars, 10:49| Përditesimi: 15 Mars, 10:56

  • Share

Tiranë-Një 30-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi u kap në një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.

"Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë", njoftoi sot policia.

Gjatë kontrolleve të kryera u sekusetruan 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike

Operacioni u kodua "Drug base".

Vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?