Kronikë

Tiranë/ Ktheu hapësirën publike në parkim privat te Astiri, Policia çliron zonën dhe merr nën akuzë 54-vjeçarin (VIDEO)

8 Korrik, 15:00| Përditesimi: 8 Korrik, 15:09

  • Share

Tiranë- Lirohet një hapësirë e zënë në mënyrë të kundërligjshme, e kthyer në vendparkim automjetesh në zonën ne Astirit në kryeqytet.

Nën akuzë edhe 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën në mënyrë të paligjshme, ndërsa u hoqën edhe automjetet e parkuara aty.

“Si rezultat i patrullimeve dhe i verifikimeve të kryera sistematikisht dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të IMT-së, konstatuan se një hapësirë publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe ishte kthyer në vendparkim automjetesh”, njoftoi policia.

Pas veprimeve operacionale dhe hetimore të kryera për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për autorin e dyshuar F. M., 54 vjeç, për veprën penale “pushtimi i tokës”.

“Policia e Tiranës vijon kontrollet në terren dhe thekson se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të hapësirave publike. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të tillë, në numrin 112!”, mbyllet njoftimi i policisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 08/07/2025 15:11

    Perse sot u zbulua kjo kur ju dha urdher Rama? Pas pak kohesh do behet serish si eshte. Merrni ne hetim SPZ dhe perjashtojini nga policia e shtetit. Merrni ne hetim inspektorin e IMT te zones dhe shkarkojeni nga detyra. Keshtu zbatohet ligji dhe efektet e tij zgjatin ne kohe. Keta qe e lejuan jane me shume fajtore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?