Foto ilustruese

Kronikë

Operacion anti-drogë në Tiranë, arrestohet për kultivim kanabisi 47-vjeçari në Zall-Bastar! Nën hetim nipi i tij i mitur dhe kryeplaku i fshatit 'Shëngjin i Vogël'

19 Shtator 2021, 18:57| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 19:10

  • Share

TIRANË- Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Shëngjin i Vogël- Zall Bastar’ nga blutë e kryeqytetit për asgjësimin e lëndëve narkotike.

Policia njofton se ka prangosur Ferid Dedejn, 47-vjeç nga Qafëmolla, si dhe ka proceduar penalisht 17-vjeçarin A.Dedej dhe Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zall-Bastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.D (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur ‘Shëngjin i Vogël’,  Zall- Bastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele, 1 (një), armë e ftohtë thikë, 4 (katër), telefona celularë dhe disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike .

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “shtytje të miturit në krim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “prerje paligjshme e pyjeve”, “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284/2 , 248, 279, 205, dhe 129 të Kodit Penal.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?