Kanabisi i kultivuar

Tiranë/ Kultivuan kanabis në Shëngjin, pranga nënës me dy djemtë! Si ranë në ‘kurthin’ e Policisë, shkulën kamerën! Në hetim kryeplaku e efektivi

12 Qershor, 15:18| Përditesimi: 12 Qershor, 16:42

  • Share

TIRANË- 4 persona janë vënë në pranga, pasi policia ka zbuluar se kishin kultivuar kanabis në fshatin Shëngjin, në Zall Bastar të Tiranës. Ndërkohë, policia ka vënë në hetim kryeplakun e fshatit, 2 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një efektiv policie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. 

Në pranga ka rënë, një grua 60 vjeçe, dhe dy djemtë e saj, 37 dhe 34 vjeç. Po ashtu është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor i tyre, u cili mësohet se është mik i familjes, 30 vjeç. Të katërt akuzohen për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Policia e Tiranës kishte marrë më herët informacion se gruaja dhe dy djemtë e saj, kishin kultivuar lëndë narkotike në Shëngjin të Tiranës. Për të dokumentuar dhe arrestuar autorët, policia kishte vendosur një kamera në afërsi të zonës. Gruaja dhe dy djemtë kanë shkuar për të ujitur rrënjët e kanabis sativa, dhe kanë konstatuar kamerën, të cilën më pas e kanë shkulur.

Megjithatë, pamjet e ruajtura në server i kanë identifikuar ato, përfshirë edhe bashkëpunëtorin e katërt. Më pas efektivët organizuan operacionin për arrestimin e tyre, ku njoftuan dhe SPZ e zonës, dhe ky i fundit u tregoi banesën e autorëve. Më pas policia zbuloi se efektivi Dajti ishte i afërm me gruan dhe 2 djemtë e saj. Për këtë arsye ka nisur hetim në gjendje të lirë për të, për të parë nëse ka lidhje me aktivitetin kriminal.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?