Tiranë/ Kush parkon gabim e pëson, për një ditë vendosen 5200 gjoba! Do hiqen me karrotrec! S'ka më tolerim

27 Shtator 2023, 11:57| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 13:38

  • Share

Automjetet që do të pakohen gabim në Tiranë do të largohen nga Policia Rrugore me karrotrec, me qëllim uljen e trafikut nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Burime nga Rrugorja bëjnë me dije se 40% i trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara dyshe, aty ku është përqendruar edhe pjesa më e madhe e vëmendjes për të lehtësuar qarkullimin.

Nisma tashmë ka nisur dhe përveç Policisë Rrugore, të angazhuara për konstatimin e mjeteve me parkim dysh por edhe në situata të tjera, janë edhe komisariatet e Tiranës dhe Policia Bashkiake. Të martën në terren kanë zbarkuar efektivët për të konstatuar parkimet dyshe dhe janë vendosur në total 5201 gjoba, por që tashmë nuk do të ketë më tolerime dhe paralajmërime.

Karrotrecët në pronësi të dy policive, rrugore dhe bashkiake do të tërheqin në ditën në vijim makinat, të cilat do të mbahen në afërsi të Komisariatit të Policisë Rrugore në Kinostudio. Në vijim pritet të ketë shtim të karrotrecëve, nëse do të jetë e nevojshme.

Tërheqja e makinave në komisariat do të bëhet vetëm pas pagesës së gjobës dhe vlerës së transportit për karrotrecin.

Policia ka një intensifikim të kontrolleve për parkime dhe me gjoba do të ndëshkohen ata drejtues mjetesh që parkojnë dhe pengojnë qarkullimin edhe për pak kohë, sidomos në afërsi të institucioneve shëndetësore, shkolla, e më gjerë.

Aktualisht rrugët më problematike që kanë trafik të shtuar për shkak të parkimeve dyshe janë Rruga e Dibrës, Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit, bulevardi “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri” dhe rruga “Ferit Xheko”.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çakmaku: 27/09/2023 21:20

    O @lexhenda,ok ,të hypi ne biciklete me femijët në krah,për t'i çu në çerdhe ,kopësht e shkollë dhe atje ku mbaro korsia e biçikletës,t'a mbaj në krah dhe biçikletën,sepse nëse do zbatim të ligjit ,biçikleta nuk duhet të dalë në rrugë ,se është burim aksidenti,se janë ca si ty me xhama të zinj që të 'fshijnë' sa del në rrugë,apo miku 'yt' që ecën me eskortë dhe piketon ndonjë hapsirë 'të re si tokë e xonun' dhe të 'nesërmen' e rrethon për ndonjë gradaçelë dhe keshtu me rritjen e dëndësisë,pra pasi bohet 'mu*i kala',ske ku hudh as gjilponën,deri sa del kokkra e debilit si 'shpëtimtar' dhe n'a jep receta të 'mençme',si të mos hajmë gjoba.

    Përgjigju
  • Parruca: 27/09/2023 14:00

    Po ne shkoder a do zbatohet karrotreci, se edhte si ne kabul

    Përgjigju
  • Peti grup: 27/09/2023 13:38

    Rruga Peti ... nje tmerr i veretete me parkimet e palighshme. Apo nuk eshte rrugica me e perpjete ne Tirane. Dyfishojini, trefishojeni, katerfishojeni etj gjobat per perseritesit. Vetem prekja e xhepit do t'i beja ata te reflektojne e te parkojne atje ku duhet dhe jo ku munden. Mjafton nje makine te thyeje rregullat e qarkullimit e ta fuse te gjithe trafikun ne kaos.

    Përgjigju
  • Goni: 27/09/2023 13:35

    Gjoba ,karroatreca, mbllokime, sh mire te respektohet ligji!! Po taulant palla bashke me shoket parkingje, sheshe parkimi a ka ne dispozixion per popullaten, apo i ka bere tulla dhe beton

    Përgjigju
  • Ku ti parkojme: 27/09/2023 13:26

    Ku ti parkojme o motra Taulanta

    Përgjigju
    • Pet.: 27/09/2023 17:59

      Jeta ne Metropol nuk ka qene dhe nuk mund te jete asnjehere e lehte, prandaj para se te merret vendimi qe te banosh ne nje te tille duhet bere hesap kjo pune.

    • Lexhenda: 27/09/2023 17:06

      Dil Me biçiklete o pordhac

  • Fadil: 27/09/2023 13:12

    Bjeruni ashtu e dun keta qe nuk respektojn asgje

    Përgjigju
  • erald: 27/09/2023 13:03

    beni leke me karroatreca si ne kohen e Saliut. 2000 lek shteti 6000 lek karroatreci ;pastaj karroatreci i ndan me shefat e policise

    Përgjigju
  • YZB: 27/09/2023 12:37

    Futuni edhe tek lagjet ne krah te rruges Besimn Alla ne Yzberisht pasi situata eshte shume problematike. Parkimi 2sh dhe 3sh eshte diçka qe harbuterise i duket normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?