Kronikë

Tiranë/ Lëvizi me taksi në korsinë e biçikletave, e pëson shoferi

4 Mars, 13:50| Përditesimi: 4 Mars, 13:59

  • Share

Tiranë-Një shofer taksie është gjobitur me 14 000 lekë nga Rrugorja e Tiranës pasi lëvizi me taksi në korsinë e biçikletave.

Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se drejtuesi u ndëshkua pas një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për rastin, dhe si rezultat i tyre është identifikuar drejtuesi i taksisë që shfaqet në video, shtetasi A. L.. Ky shtetas, së bashku me automjetin, janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. L. është ndëshkuar me masë administrative 14 000 lekë, për shkelje të neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të krKodit Rrugor”, informoi sot policia.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luka: 04/03/2025 15:47

    Pajtohem plotesisht me "dorin"

    Përgjigju
  • dori: 04/03/2025 14:39

    Kjo është e pa mjaftueshme këtij duhet ti hiqet leja e drejtimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?