Kronikë

Tiranë/ Lëvizte i armatosur në zonën e Laprakës, arrestohet 30-vjeçari! Me pistoletë në çantë, ishte pasagjer në makinë

12 Tetor 2024, 13:13| Përditesimi: 12 Tetor 2024, 13:38

  • Share

Tirane- Një 30 vjeçar është arrestuar nga poliica e Tiranës pasi u kap në makinë teksa po lëvizte me armë në zonën e Laprakës.Ndalimi i tij u bë pasi një informacion i mbërritur në polici kishte njoftuar për një person që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës.
 

"Shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak' informoi sot policia.

Operacioni u kodua  "Fast" dhe u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. 

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 

S.G/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?