Tiranë- Lëvizte i armatosur në kryeqytet dhe me lëndë narkotike, kapet në flagrancë 40-vjeçari i dyshuar.
Policia e Tiranës bëri me dije se finalizoi operacionin e koduar "Klienti" ditën e sotme (9 Nëntor), nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve. Gjatë aksionit u arrestua shtetasi H. Q. (G)., 40 vjeç, banues në Tiranë.
U sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
“Ndërhyrja u krye pas sinjalizimeve dhe informacioneve, bazuar dhe në inteligjencën informative, se në një lokal në rrugën "Halit Bega" ndodhej një shtetas i armatosur”, thanë burime zyrtare.
Gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe sasia e drogës, që u morën si prova materiale, kurse dosja i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.