Tiranë-Një 33-vjeçar nga Lezha është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.
Blutë i sekuestruan Elden Dushkut armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Opercioni u kodua ‘Flagranca 1’
“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Flagranca 1’, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin Elden Dushku 33 vjeç, banues në Lezhë”, informoi sot policia.
Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin 33-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
