Kronikë

Tiranë/ Me silenciator në makinë 25 vjeçari lëvizte nëpër Vorë, arrestohet bashkë me shokun e tij pasagjer (EMRAT)

3 Shkurt, 09:59| Përditesimi: 3 Shkurt, 10:21

  • Share

TIRANË - Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Ëeekend”, duke arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar me precedent penal për armëmbajtje pa leje, i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet. U vu në pranga dhe pasagjeti i automjetit me të cilin lëvizte 25-vjeçari.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Laknas, u ndalua automjeti ku ndodheshin Sandriano Kastrati, 25 vjeç, drejtuesi i mjetit dhe Olsjan Musollari, 21 vjeç, pasagjeri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7,... bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës,  kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëeekend”. 

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me silenciator, municion luftarak, automjetin dhe tre celularë.

Policia publikoi pamjet e operacionit ku duket se arma silenciator ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Sandriano Kastrati u arrestua për "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak", ndërsa Olsjan Musollari për "Moskallëzim krimi". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

1738573290_arme.jpg

 

Arma në makinë

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?