Tiranë-Një 20- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë G. T., 20 vjeç, banues në Laç.
Po ashtu, policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për pasagjerin O. X., 20 vjeç, banues në Laç, për moskallëzim të krimit.
'Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar', njoftoi sot polcia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
