Kronikë

Tiranë/ Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 38-vjeçari, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit! E pëson edhe pasagjeri (EMRAT+VIDEO)

14 Qershor, 10:18| Përditesimi: 14 Qershor, 11:42

  • Share

Tiranë- Një 38-vjeçar i cili lëvizte me makinë me armë me vete është arrestuar nga blutë e kryeqytetit në rrugën “Ali Demi”. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë identifikuar si Krisald Kundraxhi dhe Jurgen Kovaçi.

Mësohet se 38-vjeçari Kundraxhi, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit, i njohur si i forti i 'Myslym Shyrit. Kundraxhi është arrestuar edhe me parë për të njëjtat vepra penale. Në vitin 2016, ai u vendos në pranga nga policia e Tiranës bashkë me Cukalin.

Gjatë kontrolleve të kryera policia përveç armës së zjarrit gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjetin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në  vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?