Kronikë

Tiranë/ Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet në Astir 37-vjeçari (EMRI+VIDEO)

2 Maj, 09:20| Përditesimi: 2 Maj, 10:43

  • Share

Tiranë- Një 37-vjeçar i cili lëvizte me armë me vete është arrestuar në zonën e Astirit.

Sipas njoftimit të policisë David Simoni u kap teksa po lëvizte në këmbë me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole- në një çantë.

37-vjeçari banues në Lezhë rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.

Pistoleta u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë. 

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?