Një 40 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri ‘pistoletë’.
Nëpërmjet një operacioni në rrugën “Lord Bajron”, pas kontrollit fizik që i është bërë, 40 vjeçarit të identifikuar si M.Ç, i është gjetur arma e zjarrit të cilën e kishte pa leje, krehër dhe municion luftarak si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.
Mësohet se 40 vjeçari, ishte banues në Holandë dhe zotëronte edhe pasaportën e vendit të BE-së.
Pistoleta dhe mjetet e identifikimit që iu sekuestruan 40 vjeçarit
Komento