Kronikë

Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në makinë dhe tentoi t'i ikë policisë, në pranga 19-vjeçari

8 Maj, 10:40| Përditesimi: 8 Maj, 10:48

  • Share

Tiranë- Një 19-vjeçar i cili lëvizte me pistoletë në makinë është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit.

Alger Tarko banues në Zall Mner tentoi gjithashtu tentoi të largohej me automjet, kur u lokalizua nga uniformat blu.

Pas kontrollet e kryera efektivët sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me municion dhe automjetin. 

Njoftimi i policisë:     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Golden Gun”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:  

 A. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner. 

Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga.       

Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?