Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve dhe menaxhimin e trafikut, në të gjitha akset hyrëse/dalëse të Kryeqytetit.
Gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe nisur hetimi për 35 drejtues mjetesh dhe janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.
Në fokus të kontrolleve ka qenë parandalimi dhe eleminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.
Po ashtu, lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT, sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve, ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit si edhe shkeljes së sinjalistikës rrugore.
Komente
