Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim

29 Nëntor, 13:20| Përditesimi: 29 Nëntor, 13:46

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërkohë do të hetohet në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar.

"Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T", informoi sot policia.

Oficerët e policisë sekuestruan 6 celuluarë si provë materiale.

Operacioni i koduar ‘Bad spin 5’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".

Materialet i kaluan prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njeri: 30/11/2024 12:21

    Hapeni llotot bejini legale se kudo ne bote luhet se nuk jemi Koreja e Veriut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?