Tiranë- Policia e Tiranës godet një tjetër grup të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit. 9 persona u arrestuan dhe një i dhjetë u shpall në kërkim. Lojërat organizoheshin kryesisht online.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 9".
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 9 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: A. M., O. H., F. M., H. A., F. N., E. M., B. K., G. H., dhe A. K. të gjithë banues në Tiranë”, tha policia.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. M., dhe po punohet për kapjen e tij. 10 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kurse materialet i kaluan prokurorisë.
Kto legena po fusin familje te tere ne krize dhe jan grup i strukturuar kriminal.kto qe kapen jane agjentet qe punojn per grupet kriminale.me teorin e vjeter ti japim bonus dhe pastaj skan nga te dalin nga loja.qijani robt ku i kon ktyre haleve qe shkatarrun nje shoqeri te tere
Përgjigju