Kronikë

Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)

28 Nëntor, 15:22| Përditesimi: 28 Nëntor, 15:33

  • Share

Tiranë- Policia e Tiranës godet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në zona të ndryshme, duke kryer 8 arrestime dhe sekuestrimin e materialeve dhe pajisjeve të shumta telefonike dhe kompjuterike.

Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë do të jenë edhe 2 persona. Burime zyrtare konfirmuan se finalizuan operacionin e koduar “Bad Spin 4”, i kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

"Në kontrollet e ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: P. K., A. Ll., A. Zh., L. M., A. C., E. A., A. K., dhe A. Q., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. D., dhe A. Z.", njoftoi policia. 

Si prova materiale u sekuestruan 11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike, kurse materialet i kaluan prokurorisë së kryeqytetit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sajmir: 28/11/2024 17:15

    Mos bëni veprime të kota për sencasjon,kapni peshqit e mëdhenj,kokat e krimit drejtuesit menaxherët e firmave se po ata që ishin janë prandaj lironi këta dhe merrni me kokat mos e kapni nga bishti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?