Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë, makina e policisë del nga rruga dhe bie në lumin e Lanës tek Ura e Shkozës, dy efektivët e Shqiponjës mbeten të lënduar (FOTO)

3 Maj 2024, 09:11| Përditesimi: 3 Maj 2024, 11:40

  • Share

TIRANË - Një makinë policia ka përfunduar në bordurën e lumit të Lanës orët e para të mëngjesit të sotëm tek Ura e Shkozës.

Rreth orës 06:15, sipas njoftimit të policisë, punonjësi i policisë i sektorit të Forcës së Posaçme Shqiponja, A.Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit ka humbur kontrollin duke rënë në lumin Lana.

Ai ishte së bashku me një kolegun e tij. të dy kanë dalë më pas nga makina dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmi ne perditesim...

1714720565_makinaepolicise.jpg

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?