Foto ilustruese

Kronikë

Dy aksidente në pak minuta në Tiranë! Makina përplas fëmijën 10 vjeç në bulevardin 'Gjergj Fishta'! Te '21 dhjetori' aksidentohet i moshuari

27 Shtator 2020, 11:37| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 11:48

  • Share

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në Tiranë. Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë në bulevardin "Gjergj Fishta" në Tiranë. Fëmija E.M., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme (27 shtator) në orën 10:54, në bulevardin "Gjergj Fishta", ku mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar të miturën.

Policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur në zonën  e "21 dhjetorit", ku në orën 11:05, mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

I.K/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?