Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë, makina përplas rëndë këmbësorin 25-vjeçar

23 Qershor 2018, 21:33| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 21:39

  • Share

Një këmbësor është përplasur nga një automjet në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 20: 40 dhe i plagosur nga aksidenti ka mbetur E.R 25 vjeç.

Ai është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mjeti tip “Volksëagen” me targë AA 576 OH, me drejtues shtetasin G. P ka aksidentuar 25 vjeçarin.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?