Kronikë

Tiranë/ Mashtrimi kompjuterik me bursat, SPAK sekuestron 4 pasuri me vlerë 1,2 mln euro! 42-vjeçari ishte kreu i grupit kriminal, i dënuar me 11 vite burg (EMRI)

25 Shkurt, 09:34| Përditesimi: 25 Shkurt, 11:41

  • Share

Tiranë- Prokuroria e Posaçme, me vendim të GJKKO, sekuestron 1,2 milionë euro pasuri të një 42-vjeçari me precedentë penalë, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal, që kishin burim të paligjshëm nga mashtrimi kompjuterik në bursa me Call-Center.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi, ndaj Erjon Kasmit. Aksioni u zhvillua sot (25 shkurt) nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i Policisë Tiranë, në drejtimin e SPAK.

GJKKO e ka dënuar Erjon Kasmin me 11 vite burg në muajin korrik 2024 dhe me gjykim të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit, që shkon 7.4 vite burg, për “mashtrimi kompjuterik” dhe “grupi i strukturuar kriminal".

“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GJKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, (Erjon kasmi), banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Më tej sqarohet se u vendosën sekuestrot mbi një aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më 15 prill 2024, SPAK dha edhe pretencën për 13 të akuzuarit e grupit kriminal të mashtrimit me Call-Center, me verë dëmi te të huajt në rreth 7 milion euro, kryesisht të shtetasve gjermanë.

Pas letërporosisë gjermane u zbulua se grupi 'Blue energy call', me seli te 'Rruga e Kavajës', ishte përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve. SPAK ka kontrolluar 8 ambiente të  Call Center-it “BLUENERGYCALL SHPK”,  ndërsa zbuloi se mashtrimi ka nisur që në 2018 e në vijim.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?