Kronikë

Tiranë/ Mashtroi 37-vjeçarin që do t’i transferonte paratë e blerjes së makinës në llogarinë e bankës, arrestohet i riu

10 Tetor, 09:41| Përditesimi: 10 Tetor, 10:05

  • Share

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për mashtrim.

‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se i riu ka mashtruar një 37-vjeçar se do t’i kalonte parë e blerjes së makinës nëpërmjet llogarisë bankare.

Ndërsa është sekuestruar edhe automjeti tip “Hyundai Tucson”.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?