'Call Center' në Tiranë mashtronte të huajt, skema si hynin lekët përmes Bitcoin, pagesat në bankat e huaja Poloni e UK, Abu Dabi! Report Tv zbardh bisedën mes punonjësve (Ekskluzive)

TIRANË- Një tjetër ‘Call Center’ e cila ishte një “strofull” mashtrimi është zbuluar, duke çuar në pranga 3 persona, e ndërsa në kërkim është shpallur pronari. Report TV mëson se në pranga kanë rënë administratori Doris Telhallari dhe 2 operatorët Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali e ndërsa në kërkim është shpallur pronari Ardit Topalli. Call Center ishte në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’ . Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB. Nga sa bëhet e ditur 2 operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj kanë nisur në shkurt 2022. Punonjësit mashtronin shtetas të huaj gjermanë, francezë e spanjollë. Pagesa merrej në bitcoin në Shqipëri, teksa si provë i janë gjetur listat e bankave offshore ku bëheshin transfertat. Pronari i kompanisë është arratisur”, mirëpo ai është i implikuar në këtë skemë mashtrimi për shkak se janë gjetur mesazhe teksa ai instrukton punonjësit për procedurën.

Në dosjen që gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar ekskluzivisht, në mesin e bisedave kuptohet se flitet për shuma që kapin vlerën deri në 12 mijë eurove për një klient. Mes tyre shfaqet pronari, i  tashmë i shpallur në kërkim Ardit Topalli, cili instrukton punonjësit mbi procedurën.

Si u zbulua skema e mashtrimit?
Në rrugën ‘Frosina Plaku’ në kompleksin Homeplan është gjendur një ambient me fasadë xhami brenda të cilës kishte orendi të ndryshme që shiteshin te faqja ‘Shtëpia e Ofertave’ dhe në një cep të këtij ambienti janë gjendur tre kompjuterë të ndezur ku në pamjen kryesore të tyre kanë pasur një numërator që shërben për thirrje telefonike dhe një databazë klientësh. Në krah të kompjuterëve ka pasur blloqe shënimesh brenda të cilave ka pasur informacion për veprimtarinë e Forex pasi janë përshkruar informacione për çdo telefonatë të thirrur, shumën e depozituar dhe arsyen pse klienti pranonte apo refuzonte në lidhje me transaksionin.

Në njërin prej kompjuterave ka qenë dhe një USB me numra të llogarive dhe transaksioneve bankare dhe foto kartash identiteti të klientëve. USB-ja gjithashtu ka pasur dhe databazë klientësh me të dhëna personale të tyre. Në vijim janë zbuluar edhe biseda ku flitet dhe udhëzohet për platforma nga ku merreshin nga shtetas të huaj kundrejt përqindjes, transaksione dhe llogari bankare. Gjithashtu, u gjetën edhe prova që vërtetonin se pagesat bëheshin në mënyra të ndryshme në banka të ndryshme të huaja si në Poloni, UK, Abu Dabi etj si dhe u arrit të dokumentohej se pagesat bëheshin dhe në BitCoin Dyshohet se punonjësit shërbenin si bërthamë operative administrimi të platformave Forex që më pas shpërndaheshin në operatorë të tjerë. Mashtrimet më së shumti bëheshin ndaj qytetarëve spanjollë dhe gjermanë.

Në kuadër të operacionit ‘Last Call’ (Telefonata e fundit), janë sekuestruar 4 kompjuterë, celularë lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Hetimet vijojnë për kapjen e pronarit dhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë krimi.

Kjo nuk është hera e parë është zbuluar një Call Center që mashtron klientë vendas dhe të huaj, e ndërsa përdorin skemën “Forex”. Rrjeti FOREX ofron mundësinë për t'u futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.

Ora 13:01
Si i mashtronin klientët e huaj në Call Center-in shqiptar: Ta lëmë nja 2 ditë njëherë se mos e bon kastile me i ul çmimin

1666177745_hackcapitaluv5bsypFUMunsplashscalede16030907702961280x720600x338.jpg

Në një tjetër pjesë të dosjes që Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht tregohen sekuenca nga biseda mes punonjësve, se si “luanin” me klientët në mënyrë që t’i merrnin sa më shumë para.

Danoci: Jemi në pritje
Diti 111: E ka lexu atë të sotmen ai ****
Dori: Jo, jo
Diti 111: Ta lëmë nja 2 ditë njëherë se mos e bon kastile me i ul çmimin, se mos t’i interesonte nuk shkruante
Danoci: E lejmë

Ora 12:59
Ekskluzive/ ‘O të Q* ropt’...zbulohen bisedat mes punonjësve të Call Center: Sa do na paguaj ky ne? 12 mijë euro?

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur ekskluzivisht mesazhet që bënin punonjësit e Call Ceneter në Tiranë, ku mashtronin të huajt. Nga sa mund të lexohetnë biseda flitet për shuma që kapin shifrën e 12 mijë euro.

Danoci: O të Q** ropt. Sa është pagesa që do na bëj ky ne?
Dori: 12k (12 mijë)
Danoçi: Hiq %
Danoci: Po s’ka punë ai me 3%. Ai duhet të dërgojë 12 K
Dori: I ka mjaft gjithmonë
Danoçi: Ou
Diti 111: Ka mbaj gjithmonë % e thyerje
Danoçi: VK

Ora 10:22
Detaje nga Call Center-i në Tiranë që mashtronte të huaj! Pagesat i merrnin nëpërmjet bitcoin! E pësuar spanjoll, gjerman e francez

1666167794_123878585gettyimages1238681687.jpg

Hetimet për Call Center-in që mashtronte të huajt,  kanë nisur në shkurt të vitit 2022. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbuluar se paratë që përfitonin i merrnin nëpërmjet bitcoin në Shqipëri. Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj kanë zbuluar se të arrestuarit kanë mashtruar spanjoll, gjerman e francez. Në ambiente e Call Center janë gjetur lista bankash të huaja off shore ku bëhen transfertat, me anë të pagesave në bitcoin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?