Tiranë- Gjykata e Tiranë la ditën e sotme (10 Shkurt) në masën e sigurisë “arrest në burg” Arsen Matollarin, 32-vjeçarin që u arrestua dy ditë më parë, nën dyshimin se në bashkëpunim me Ervis Belollarin, përfituan një shumë parash nga një biznesmen përmes mashtrimit.
Përpara togave të zeza, Matollari është shprehur se nuk ka dijeni lidhur me pretendimet e Prokurorisë, duke shtuar se dikush i tha të shkonte të merrte paratë.
Matollari dyshohet se përfitoi 6 mijë euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues i një institucioni vendor, duke bashkëpunuar me Belollarin, personazh i njohur në platformën TikTok me pseudonimin “Deluks”.
Në kuadër të operacionit për arrestimin e tij, u sekuestruan 4700 euro dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.
Ervis Belollari, 26 vjeç, personazhi “Deluks” i njohur në TikTok, i cili bëri realitet ëndrrën për t’u bërë pjesë e kinematografisë turke me pjesëmarrjen në serialin e njohur historik “Osmani”, u arrestua më 7 shkurt 2025 nga policia. I riu dyshohet se mashtroi një biznesmen të bimëve medicinale nga Lushnja, duke i marrë një shumë prej 6 mijë eurosh. bashkë me të akuzohet edhe Arsen Matollari, 32 vjeç, që u la sot në burg.
Komente
