Tiranë- Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë hetuar dhe goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar pas hekurave të qelisë dy të dyshuarit, teksa në kërkim ëhstë shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar një prej të ndaluarve që të falsifikonte dokumentet.
Operacioni është koduar “Apartamentet” dhe u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
Të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja Majlinda Demollari
Të arrestuarit janë një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet dhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij. Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit: M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament; N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj”, tha policia e kryeqytetit.
Pas veprimeve paraprake, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Komente

majlinda demollari I sfidon te tere ne drejtesi sabibfiplojne procedimet ja pushojne sikur nuk ka faj, ka mbrojtjen e ministrit te drjetesise I cili I ben kontrrol dhe e nxjerr te rregullt nderkohe we eshte vetem me shkelje te pafund dh enga ana tjeter bejne procedure per kotere we jane te rregullt, pwturpese e madhe nuk ka asnje regime nga asnje origan shume turp e katerta here qe shkon per ndjekje penale dhe ja mbyllin ceshtjet
PërgjigjuHera e kater qe kjo noteria ben kontrata te tilla cudi si nuk e arreston policia..
Përgjigju