Tiranë- Përfituan shuma parash nëpërmjet mashtrimit se do mobilonin dhe kryenin punime në banesa, merren nën akuzë një burrë dhe një grua, në dy raste të veçuara.
Policia e Tiranës bëri sot me dije se ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 32-vjeçareje dhe një 42-vjeçari, të denoncuar nga pronarët e shtëpive se pasi u kanë marrë paratë për të kryer punë, në parapagim, nuk i kanë kryer këto punime të pretenduara.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. D., 32 vjeçe, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 30-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, me pretendimin se do t’i kryente disa punime për mobilimin e banesës së tij”, tha policia e kryeqytetit për rastin e parë.
Kurse denoncimin e dytë e ka bërë një 55-vjeçare, se i dyshuari S. D., 42 vjeç, nëpërmjet mashtrimit se do i kryente disa punime në banesë, i ka marrë një shumë parash.
Policia nuk dha detaje në lidhje me sasinë e lekëve për të cilat bëhet fjalë, teksa hetimet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Komente
