Kronikë

Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)

26 Janar, 13:13| Përditesimi: 26 Janar, 16:15

  • Share

TIRANE - Është arrestuar njëri prej autorëve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje e ndodhur më 9 janar 2025. Në një njoftim për median policia informon se në pranga ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir, informoi sot policia e Tiranës.    

Ermal Binjaku nuk është emër i panjohur për policinë. Ai rezulton të jetë dënuar për sigurim kushtesh në vrasjen e Denis Kasajt në janar 2016 në Fier ndërsa mbetën të plagosur dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet.Ndërsa në korrik 2023 u arrestua teksa po lëvizte me makinë me Jurgen Zotaj në kërkim për vjedhje me dhunë.

Çfarë ndodhi më 9 janar 2025?

Telefonata e 21 vjeçares se ishte mbyllur dhe kërcënohej me vdekje alarmoi policinë e cila mesditën e 9 janarit shkoi në zonën e Asitrit dhe pasi rrethoi zonën hyri me litar nga dritarja për të nxjerrë vajzën nga apartamenti ku refuzonte të dilte. Më pas u mësua se Joni Sadikaj, i cili referohet si i dashuri i saj kishte marrë me qira ditore dy apartamente ngjitur në këtë pallat. Aty, të rinjtë, 5 djem e 3 vajza mendohet të kenë kaluar natën duke festuar me alkool e duke konsumuar kokainë.

Policia vijon punën për arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim, Joni Sadikaj, edhe ky një person i skeduar nga policia dhe Skerdi Sina, Arnold Jaho dhe Ogert e Anduen Alia. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave  të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Per Sadikun: 27/01/2025 08:53

    Qenka mbledhur nje tufe vrasesish te droguar dhe policia nuk kishte asnje informacion. Ndeshoni Spz dhe Opgj e zones se e kane mendjen te marrin rryshfete jo te bejne punen. O Sadik keta jane lepuj te vegjel qe do perfundojne shume shpejt neper kanale, moa kerceno se na fryn ***

    Përgjigju
  • Sadik popoci: 26/01/2025 19:52

    Ore rini me njerzit apo doni te vdisni dhe ju

    Përgjigju
    • Biku: 27/01/2025 08:06

      Si te quajn ty miku qe na kercenon ne komente?

  • Anton: 26/01/2025 17:37

    Ata me te njejtin mbiemer qe jan andej na jugu kan bere shum me lek. E din tan

    Përgjigju
  • Fieri: 26/01/2025 15:35

    Kta binjaket kot bejn si cuba se ne fier Benin e kan shum frik.

    Përgjigju
  • Anton: 26/01/2025 14:22

    Te gjithe vrases me pagese. Ja ku i ka shteti i mbarum,le ti kape

    Përgjigju
    • O anton: 26/01/2025 16:22

      Indritin vellain e skerdit dhe ergestit

    • @po anton: 26/01/2025 16:16

      Ke vrane ne spanje?

    • Po anton: 26/01/2025 14:47

      Skerdi sina esht vellai i ergestit dhe indritit qe vran ne spanj vjet dhe e lan te dera spitalit

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?