Kronikë

Tiranë/ Mbante armë dhe lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, pranga 23-vjeçarit (EMRI +VIDEO)

28 Korrik, 10:31| Përditesimi: 28 Korrik, 10:42

  • Share

Tiranë-  Policia e Tiranës ndaloi një taksi me të cilën kishte marrë informacione se lëvizte një person i armatosur.

Paulo Gjini, 23-vjeç me banim në Lezhë, u arrestua në Rrugën e Dibrës, pasi iu gjet me vete, në çantë, një pistoletë me municion.

Në gjendje të lirë po hetohet kushëriri i tij 24 vjeçar që ndodhej me të në taksi, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Sipas policisë, i riu lezhjan, lëvizte i armatosur me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?