Kronikë

Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari

10 Janar, 09:53| Përditesimi: 10 Janar, 10:03

  • Share

TIRANË - Policia arrestoi një 51 vjeçar, teksa goditi një rast të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan një aksion në një mobileri në pronësi të shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me mulli.

Shtetasi A. H. u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”. Si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H, 51 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.', njofton policia.

Policia vijon hetimet për parandalimin dhe goditjen e rasteve të tjera të armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 10/01/2025 10:07

    Me info te sakte, direkte tek vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?