Tiranë/ Mbytet një grua në një rezervuar në Surrel, vuante nga depresioni! Merret në pyetje nëna e saj që e shoqëronte (VIDEO)

17 Shtator 2020, 09:39| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 11:26

  • Share

TIRANË- Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në Surrel, në një rezervuar.

Trupi i saj i pajetë është gjetur rreth orës 09:00, ku nga raportimet paraprake mësohet se nuk konstatohen shenja dhune. Report Tv mëson se gruaja është e moshës 47-vjeç. Ajo ka qenë me nënën e saj, e cila është shoqëruar në polici.

Gruaja vuante nga depresioni, që mendohet se është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.  

 "Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Në rreth të kuq trupi i viktimës

Punonjësit e morgut dhe policia marrin trupin e viktimës

Ambulanca në vendin ku u gjet gruaja e mbytur

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 17/09/2020 14:15

    tek i njejti rezervuar u mbytte dhe ai i gjati o Zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?