Foto ilustruese

Tiranë/ ‘Më jep 5 mijë euro’, i riu kanos vajzën dhe familjen e saj që të mos i publikojë fotot në rrjete sociale, vihet në pranga

20 Shtator, 10:03| Përditesimi: 20 Shtator, 14:44

  • Share

TIRANË- Një 30-vjeçar banues në Bulqizë, u arrestua nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se shantazhonte dhe përndiqte një 33-vjeçare dhe familjarët e saj.

Ai me kërcënime, i ka kërkuar vajzës dhe familjes së saj 5000 euro, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale.

"Arrestohet një 30-vjeçar i cili dyshohet se shantazhonte dhe përndiqte një shtetase dhe familjarët e saj, për dhënien e shumës 5000 euro, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale. 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe DVP Dibër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Phone fiend", njofton policia. 

Indrit Vucaj më parë ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar në fushën e narkotikëve në Zvicër. Ndaj tij rëndojnë veprat penale "Përndjekja" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Situat e rend: 20/09/2024 11:33

    Vajzat i kan qef keto tipa qe kan qen neper burgje e bejn si te fort , djali mir me edukat esht jasht mode . Nuk me vjen keq kur perfundojn kshu keto femra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?