Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbante armë pa leje në banesë. 57-vjeçari Xhevdet Gjikola është arrestuar në fshatin Zall Bastar.
“Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevdet Gjikola, 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", njofton policia.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krehër e municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.