Tiranë/ Me shpejtësi sa trefishi i normës së lejuar, pezullohen 104 patenta dhe vendosen 159 gjoba vetëm gjatë fundjavës

6 Qershor 2022, 15:33| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 15:40

  • Share

TIRANË- Gjatë monitorimit në rrugët interurbane Tiranë–Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan–Tiranë nëpërmjet  makinave inteligjente, gjatë fundjavës janë kapur shoferë që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Me shpejtësi gati trefishi i normës së lejuar në rrugët e kryeqytetit, dhe deri në dyfishin e normës së lejuar në rrugët interurbane, si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 104 leje drejtimi dhe janë vendosur 159 gjoba për shkelje të ndryshme  të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga vëzhgimi i fotove dhe video-ve të realizuara nga makina inteligjente, është zbuluar  se 57 shoferë përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 61 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, janë konstatuar shumë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shkelje semafori. Drejtuesit e mjeteve, që kanë kryer këto manovra të rrezikshme në rrugë, janë ndëshkuar me gjoba që varionin nga 30.000 lekë të rinj deri në 90.000 lekë të rinj.

Rrugore vazhdon apelin për të gjithë përdoruesit e rrugës që të mos shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 06/06/2022 15:54

    Problem eshte shpejtesia si brenda dhe jashte qytetit mbasi nuk ka sinjalistiken e duhur per ti gjobitur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?