Kronikë

Tiranë/ Merr flakë një shtëpi në Shkozë, tym i zi në ajër (VIDEO)

12 Shtator 2021, 15:18| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 16:29

  • Share

TIRANË- Rreth orës 14:55, në Shkozë, ka rënë zjarr në një shtëpi, ku ka vetëm dëme materiale. Siç shihet nga pamjet e Report Tv pranë banesës ku ka rënë zjarr ka shumë shtëpi të tjera duke përbërë rrezik që edhe ato të marrin flakë.

Sipas policisë shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri, por ajo që shihet është se tymi i zi po del sipër shtëpisë duke u përhapur në ajër.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?