Sociale

Meshë në nder të Papa Françeskut në katedralen ‘Shën Pali’, imzot Arjan Dodaj: Zbuloi se dyert e kishës duhet të jenë të hapura për të gjithë! E pranishme dhe Ngarkuara me Punë e SHBA

24 Prill, 18:16| Përditesimi: 24 Prill, 19:26

  • Share

TIRANË – Në katedralen "Shën Pali: këtë pasdite u mbajt një meshë në nder të Papa Fraçeskut, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë, më 21 prill 2025.

Në këtë kremtim po marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave në vendin tonë dhe besimtarë, në lutje për shpirtin e Papa Françeskut. 

“Zbuloi se si në kishë jemi të gjithë të dashur nga Zoti dhe dyert e saj duhet të jenë të hapura për të gjithë, për të gjithë”,-  theksoi imzot Arjan Dodaj.

E pranishme në meshë ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Varnhorn dhe ambasadori i OSBE, Michel Tarran.

Report Tv ka mësuar se të katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.

Lajmi në përdiësim…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?