Policia e Tiranës

Kronikë

Tiranë/ Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën e një fëmije për prishje të imazhit

6 Qershor, 16:18| Përditesimi: 6 Qershor, 16:21

  • Share

Tiranë- Babai i një nxënëseje dhe nëna e një fëmije të mitur janë marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pas kallëzimeve për fyerje dhe prishje imazhi të mësueses dhe pronares së një kopshti privat.

Policia bëri sot me dije (6 qershor) se mësuesja me inicialet I. P., 50 vjeçe, ka kallëzuar se është fyer nga O. Xh., babai i nxënëses së saj, për shkak të detyrës. Nuk jepen detaje të hollësishme për shkakun e konfliktit, nëse ka qenë nota vlerësuese e ulët për nxënësen apo ndonjë debat zanafilla e konfliktit, por materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Gjithashtu dy ditë më parë,pronarja e një kopshti privat me inicialet M. J., 36 vjeçe, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, “duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër”.

Edhe për këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/06/2025 02:55

    Per rastin e kopshtit me duket absurd veprimi i nenes.Femije jane,edhe konfliktohen,disa jane natyre me e qete,e disa me agresive e me te hedhur.Tani cfare kerkon nena,qe femijet te mbahen vec e vec ne kafaze si kafshet,se zenkat jane te paevitueshme?! Duke u nisur nga fakti qe nena ime ka punuar dikur infermjere pediatre dhe edukatore cerdheje dhe i kam pare dhe vet si sillen femijet ne grup,e kane idene keto nenat se sa e veshtire eshte te mbash nen kontroll 2-3-4 femije me moshe te perafert,per te mos folur nje grup te tere?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?