Foto ilustruese

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi

4 Maj, 21:28| Përditesimi: 4 Maj, 21:46

  • Share

TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 4 maj, në Bërxullë të Tiranës. Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në lumin Lana.

Fatkeqësisht, ngjarja ka rezultuar fatale për shoferin, i cili humbi jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa shoferi Xh.H., po ushëtonte në drejtim të Rinasit.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 05/05/2024 03:47

    duhen vene barriera metalike ne disa segmente qe konsiderohen te rrezikshme....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?