Foto ilustruese

Gërvishti makinën e marrë me qira, mbahet peng në një lokal 20-vjeçari në Tiranë! Autorët i kërkuan 2500 euro Klejdi Lilës, familja njoftoi policinë

2 Shtator 2023, 13:22| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 14:46

  • Share

Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi mbajtën peng për disa orë në një lokal në Tiranë Klejdi Lilën 20 vjeç dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, si dëmshpërblim për gërvishtjen e makinës që i riu u kishte marrë me qira.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se 20 vjeçari u kishte marrë një makinë me qira, por pasi e ka kthyer, dy autorët kanë pretenduar se ai e ka gërvishtur mjetin dhe i kanë marrë fillimisht 500 euro. Për të zgjidhur konfliktin janë takuar në një lokal në Tiranë por dy autorët më pas i kanë kërkuar 2500 euro të tjera, duke e mbajtur peng derisa t’u siguronte shumën që ata i kërkonin.

Pasi i riu ka lajmëruar familjarët për t'i kërkuar 2500 eurot, këta të fundit kanë marrë policinë, e cila më pas ka ndërhyrë duke liruar të riun dhe arrestuar dy shokët.

"I hoqën lirinë një shtetasi dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë", njofton policia.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?