Kronikë

Tiranë/ Mori peng 29-vjeçaren dhe e kërcënoi, arrestohet autori

14 Maj, 12:24| Përditesimi: 14 Maj, 12:46

  • Share

Tiranë- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mori peng një vajzë 29-vjeçare.

Jurgen Shima banues në Lushnjë dyshohet se e ka marrë me forcë në Astir, të renë dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.     

Pas kontrolleve të kryera në automjetin e të riut blutë sekuestruan edhe një sasi kokaine.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:  

J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.     

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?