Kronikë

Tiranë/ Mori peng dhe dhunoi një 31-vjeçar, arrestohet autori (EMRI+VIDEO)

13 Maj, 14:33| Përditesimi: 13 Maj, 14:44

  • Share

Tiranë- Një 44-vjeçar i cili mori peng një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se Dashamir Pira e mbajti me forcë përreth 2 orë në automjet, ndërsa theksohet se edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj të riut.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?